Nëse jeni viktimë apo dëshmitar/e e dhunës, mund të
kërkoni ndihmë apo të lajmëroni rastin në SOS linjën falas:
0800 11112

UPSHIFT: Punëtoria mbi ndikimin shoqëror për barazinë gjinore

UPSHIFT: Punëtoria mbi ndikimin shoqëror sjellë së bashku të rinjtë e Kosovës për tu angazhuar më shumë për barazinë gjinore

Gjatë një pune intensive mbajtur mes datave 4 – 6 nëntor, dyzet e pesë të rinj nga të gjitha qytetet e Kosovës janë trajnuar për zgjidhjen e problemeve dhe ngritjen e aftësive sipërmarrëse, në mënyrë që të jenë në gjendje të krijojnë  një produkt ose shërbim që do të përdoret nga ata vetë në sfidën për barazinë gjinore në komunitetet e tyre. Në fund të punëtorisë janë përzgjedhur pesë ekipe të cilat do të marrin fonde dhe mbështetje për të zbatuar projektet e tyre në muajt e ardhshëm.


Pesë ekipet e përzgjedhura nga paneli përzgjedhës për të zhvilluar më tutje projekte e tyre do të marrin deri në 2000€ EUR, tre muaj të mentorimit, dhe qasjes në bibliotekë, hapësira të përbashkëta të punës dhe në pajisje. Ekipet do të zbatojnë projektet e tyre si pjesë fushatës së zyrës së UN Women-it në Kosovë  16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore nga 25 nëntori, 2016 deri më 10 dhjetor, 2016.

UPSHIFT: Punëtoria mbi ndikimin shoqëror është një program i dizajnuar nga Laboratori për inovacione i UNICEF-it në Kosovë. Punëtoria përfshinë një sërë modulesh që u mësojnë të rinjve si të zhvillojnë një ide apo koncept në një projekt të zbatueshëm dhe të qëndrueshëm.

Ky edicion i UPSHIFT-it është mbajtur së bashku me UN Women-in në temën e veçantë të barazisë gjinore. Grupet e djemve dhe vajzave të reja kanë aplikuar për të marrë pjesë në punëtori duke sfida të caktuara të ndërlidhura me barazinë gjinore që ata kanë parë dhe përjetuar në komunitetet e tyre. Nga 107 ekipe që kanë aplikuar, 10 ekipet më të mira janë përzgjedhur për të marrë pjesë dhe zhvilluar idetë dhe konceptet e tyre në punëtori. Në mënyrë që të zgjidheshin, projektet janë vlerësuar në bazë të ndërlidhjes që tema e tyre ka pasur me sfidën e barazinë gjinore me të cilat përballen komunitetet e tyre dhe qëndrueshmërinë e idesë së projektit.

Projektet, për më tepër, janë vlerësuar në bazë të asaj se sa janë lidhur idetë e projekteve të propozuara me objektivat dhe synimet e zhvillimit të qëndrueshëm. Një nga objektivat kryesore të fushatës së këtij viti të 16 Ditëve të aktivizmit është përmbushja e Agjendës së vitit 2030 për zhvillim të qëndrueshëm, dhe, në veçanti, duke kontribuar në përpjekjet dhe synimet për të arritur Objektivin 5 për Barazinë Gjinore dhe Objektivin 16 për paqe, drejtësi dhe institucione të forta.

Dhjetë temat e projekteve të përzgjedhura përfshijnë: martesat e hershme në mesin e vajzave të reja, edukimin seksual në shkolla, strehimoret apo shtëpitë e sigurta për viktimat e dhunës në familje, luftimi i stereotipave gjinorë në punë dhe karrierë, dhe seksizmi në media. Gjatë punimeve të punëtorisë, grupet kanë dalë dhe/apo ofruar zgjidhje për këto probleme dhe prej tyre kanë krijuar produkte dhe shërbime konkrete dhe të zbatueshme.

Shumë nga projektet kanë përfshirë zgjidhje të ngjashme në formën e trajnimeve dhe programeve arsimore. Të rinjtë kanë identifikuar boshllëqet aktuale në shkollat e tyre, ku aspekti gjinor dhe barazia gjinore nuk janë adresuar fare. Një ekip, që ishte përqendruara në mungesën e edukimit seksual në shkolla, doli me idenë për aplikacion për telefona celular nëpërmjet të cilit të ofrohej informacion mbi seksin dhe gjininë për grupet e të rinjve, duke përfshirë blogjet dhe informatat për dhe mbi anatominë, seksin, kontraceptivët, dhe pëlqimin. Njëri nga ekipet e tjera të përfshira ka zhvilluar një program këshillimi për karrierë që është neutral ndaj gjinive, ku studentët e rinj do të mund t'i bashkohen punëve praktike dhe kurseve të zanatit, pavarësisht gjinisë së tyre dhe stereotipit-gjinor q ë kërkohet për këtë punës. Nëpërmjet këtyre projekteve, ekipet e të rinjve kanë theksuar rëndësinë e edukimit dhe informimit për fuqizimin e grave të reja dhe burrave të rinj për ndërtimin e një ardhme të barabartë për të gjithë.

Një tjetër temë e përmendur gjatë sesioneve të punëtorisë ishte ai i cikleve të gjeneratave të dhunës dhe varfërisë. Disa nga ekipet kanë identifikuar pabarazinë gjinore si një çështje sistematike që është transferuar nga nënat dhe baballarët tek fëmijët e tyre, kur familjet janë të mbërthyer apo gjendur në pozita të pafavorshme. Për të përmirësuar mundësitë e atyre të mbijetuarve të dhunës në familje që jetojnë në strehimore (shtëpi të sigurta), njëri nga ekipet pjesëmarrëse ka zhvilluar një program për të sjellë së bashku OJQ-të për të ofruar trajnime dhe për të lidhur gratë/vajzat, që strehohen në këto shtëpi, të lidhen me tregjet lokale me qëllim të ngritjes së aftësive të tyre dhe për tu krijuar atyre pavarësi ekonomike nga produktet e shitura. Një tjetër ekip është përqendruar në martesat e hershme të vajzave dhe ka zhvilluar një program arsimor për të përhapur informacion për vajzat e reja nëpërmjet programit mësimor në shkolla dhe përmes mësuesve të tyre. Këto grupe e kanë njohur këtë gjë duke parë që gratë dhe vajzat e rrezikuara janë shkëputur nga mundësitë arsimore dhe të punësimit dhe kjo mund të krijojë ciklet e varfërisë dhe të dhunës që fëmijët dhe familjet e tyre vazhdojnë të përjetojnë.

Përqendrimi i fundit i seancave të punëtorisë së programit UPSHIFT ishte ajo e komuniteteve të margjinalizuara dhe zonave rurale. Grupet e të rinjve që ishin nga të gjitha trevat e Kosovës dhe shumica e projekteve kishin për qëllim të ndihmojnë gratë dhe të rinjtë në komunitetet e tyre të vogla jashtë Prishtinës. Punëtoria është zhvilluar në tri gjuhë, anglisht, shqip dhe serbisht, dhe projektet kanë synuar komunitetet në qytetet dhe komunat e Hanit të Elezit, Gjakovës, Suharekës, Graçanicës, Vushtrrisë dhe Shtërpcës. Në këtë mënyrë, të rinjtë nga Komunat e përfshira gjithandej Kosovës janë pajisur me mjete për ndërmarrësi dhe me përvoja që ka aftësuar ata për të sjellë ata përvoja në komunitetet e tyre lokale ndërsa këta të rinj janë aftësuar dhe përgatitur për të zgjidhur problemet që ata vetë kanë parë gjatë përvojave të tyre individuale.