Nëse jeni viktimë apo dëshmitar/e e dhunës, mund të
kërkoni ndihmë apo të lajmëroni rastin në SOS linjën falas:
0800 11112
Për të përcaktuar nëse marrëdhënia yte është abuzive, përgjigju në pyetjet e më poshtme. Sa më shumë që përgjigjesh me "Po", ka më shumë të ngjarë se je në një marrëdhënie abuzive.

A:

  • ndjen frikë nga partneri yt në pjesën më të madhe të kohës?
  • i shmangesh temave të caktuara nga frika e zemërimit të partnerit?
  • mendon se nuk mund të bësh asgjë të drejtë për partnerin tënd?
  • beson se e meritoni të lëndohesh apo të keqtrajtohesh?
  • e pyet veten nëse ti je ajo që është e çmendur?
  • ndihesh emocionalisht e mpirë ose e pafuqishme?
     
Partneri yt, a:
  • të poshtëron ose bërtet?
  • të kritikon dhe të përul?
  • të trajton aq keq, sa që turpërohesh që këtë ta shohin shokët dhe familja yte?
  • të injoron ose i përul mendimet ose të arriturat tuaja?
  • të fajëson për sjelljen e vet abuzive?
  • të sheh më parë si pronë ose një objekt seksi, sesa si një person?
  • ka reagim të keq dhe të paparashikueshëm?
  • të lëndon, apo të kërcënon se do të të lëndoj apo vras?
  • të kërcënon se do të marr fëmijët ose do t’i lëndon ata?
  • të kërcënon se do të bëjë vetëvrasje nëse ti ik?
  • të detyron të kesh marrëdhënie seksuale?
  • i shkatërron gjërat tuaja?
  • sillet shumë xheloz dhe posesiv?
  • të kontrollon se ku shkon ose çka bën?
  • të ndalon të takosh miqtë ose familjen?
  • të kufizon qasjen në para, telefon, apo makinë?
  • të kontrollon vazhdimisht?
 - Çfarë duhet bërë nëse je viktimë

Raportoje – dhuna kurrë nuk është e justifikueshme, ajo nuk është shenjë e dashurisë dhe ti kurrë nuk e meriton atë! Kontakto policinë, një organizatë të strehimit ose një mik apo anëtar të familjes.

- Çfarë duhet bërë nëse je kryes i veprës së dhunës

Nëse je i vetëdijshëm se ke nevojë të parregullt për kontrollim të partnerit, ose nëse je i dhunshëm në marrëdhënien tënde, kërko ndihmë profesionale për sjelljen tënde dhe bë përpjekje për ta ndryshuar atë - dhuna kurrë nuk është e justifikueshme, nuk është shenjë e dashurisë, dhe kurrë nuk është e merituar.

- Si dhe ku mund të merrësh ndihmë:

Dhuna në familje dhe trafikimi i qenieve njerëzore është një vepër penale e dënueshme me ligj;
Një viktimë e dhunës, sikurse edhe një viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore, mund të kërkojë ndihmë përmes SOS linjës telefonike: 0800 11112 Thirrja është pa pagesë dhe kur telefonon nuk duhet të tregosh emrin apo të ofrosh informata personale.

Lista e shtëpive të sigurta:

Gjakovë:

linjajuaj@hotmail.com

0390330098

Prishtinë:

cpwcprishtina@yahoo.com

(për gratë dhe fëmijët)

Prizren:

qsgf_pz@hotmail.com

 

Gjilan:

Liriagjilan10@hotmail.com

linja e ndihmës 24 orëshe 0280325700

Pejë:

pejawwc@yahoo.com

039421398

Mitrovicë:

cpwcmitrovica@yahoo.com

(për gratë dhe fëmijët)

 
Në Prishtinë ka edhe strehimore posaçërisht për fëmijët (3-18 vjeç) dhe për viktimat e trafikimit, të dyja këto veprojnë vetëm sipas referimit. Nëse keni nevojë për qasje në këto shërbime, ju lutemi kontaktoni Policinë e Kosovës.

 Lista e strehimoreve për viktima të trafikimit:

Kontaki:

Pvpt_ngo@hotmail.com

 

Qendra MVPT në Prishtinë ofron një program rehabilitimini dhe reintegrim afatgjatë socio-ekonomik për viktimat e trafikimit dhe viktimat e presupozuara të trafikimit.

Referimi: Përmes njësive speciale për hetimin e trafikimit të qenieve njerëzore të Policisë së Kosovës apo qendrave për punë sociale.

Byrotë e qarkut për ndihmë juridike:
Nëse keni nevojë për ndihmë juridike, mund të kontaktoni zyrën e ndihmës juridike në qarkun tuaj. Punëtorët e asaj zyre mund t’ju ndihmojnë me aplikim, dhe ata do të përcaktojnë nëse keni të drejtë për ndihmë juridike
 

Gjilan:

st. Mulla Idrizi no. 41             

0280 321-134

Mitrovicë:

St. Vëllezërit Dragaj no. 16

0280 534 477

Pejë:

St. Bukureshës no. 8

039 423-698

Prishtinë:

St. Zenel Salihu no. 30

038 200 18 314

Prizreni:

St. Arbëri no. 4 - Ortakoll

029 230-554

Nëse e raporton dhunën në polici:

Kur sulmohesh fizikisht, policia është e para në zinxhirin e ndihmës. Mund t'i telefonosh ata në numrin 112/192 nga mobili ose në numrin 92 nga telefoni fiks.

  • Nëse ke pësuar ndonjë lëndim fizik duhet menjëherë të shkosh në spital dhe të kërkosh nga personeli atje të të japin një raport mjekësor lidhur me lëndimet e tuaja. Ti mund të shkosh atje me iniciativën tënde ose mund të kërkosh nga policia që të dërgoj atje.


Nëse e raporton dhunën në një stacion policor:

  • Do të bisedosh me zyrtarin përgjegjës për dhunën në familje. Duhet t'i tregosh këtij zyrtari gjithçka që të ka ndodhur.
  • Nëse ke tepër frikë të kthehesh në shtëpi, kërko nga policia që të të vendosin në njërën prej strehimoreve – shtëpive të sigurta.
  • Strehimoret për viktimat e dhunës në familje (shtëpitë e sigurta):
  • Kërkesat për t’u vendosur në një shtëpi të sigurt, me ose pa fëmijët, mund të bëhen te zyrtarët e policisë dhe/ose qendrat për punë sociale, apo drejtpërsëdrejti te organizatat jo-qeveritare që kanë strehimore të tilla.
  • Pas vendosjes në strehimore, viktimat marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, sociale/ligjore, psikologjike dhe të tjera.