Nëse jeni viktimë apo dëshmitar/e e dhunës, mund të
kërkoni ndihmë apo të lajmëroni rastin në SOS linjën falas:
0800 11112

Salloni i së martes

Info

U mbajt salloni i së martes, 1 dhjetor, me temën: ‘Çfarë mësohet në shkollë për rolet gjinore? A ka nevojë për rishqyrtim të teksteve shkollore?’. Paneli përbëhej nga: Linda Gusia, sociologe, Valon Nushi, koordinator në PEN dhe Petrit Tahiri nga KEC. Gjatë diskutimit, u shpreh shqetësim lidhur me përmbajtjen e teksteve shkollore që përdoren nga nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme. Panelistët vlerësuan këto tekste si diskriminuese, seksiste dhe nuk mbështeten në traditë, ku si rezultat fëmijëve u imponohen stereotipe gjinore dhe nuk zhvillojnë të menduarit kritik. Gjithashtu, u theksua problemi i anës vizuele, ku shumica e fotografive/vizatimeve kanë të shfaqur burrat në rol dominues.

Videot e fjalëve hyrëse mund të gjenden këtu: http://d4d-ks.org/aktivitetet/cfare-mesohet-ne-shkolle-per-rolet-gjinore/